6-vjeçari e plagosi me armë zjarri brenda klasës, mësuesja amerikane dëmshpërblehet me 10 milionë dollarë
Incidenti mes marinës izraelite dhe një karvani anijesh ka ngjallur reagime të ashpra. Në New York është organizuar një protestë kundër kësaj ngjarje.
Shtetet e Bashkuara ndjejnë keqardhje të thellë për humbjet tragjike të jetëve dhe për plagosjet në mesin e atyre, që ishin të përfshirë në incidentin në anijet e nisura për në Gazë.
Ndërkohë në një deklaratë zyrtare, Shtetet e Bashkuara “mbeten thellë të shqetësuara për vuajtjet e civilëve në Gaza” dhe se Uashingtoni do të angazhohet me izraelitët në baza ditore për zgjerimin e sasisë dhe llojit të furnizimeve të lejuara brenda në Gaza, për të shqyrtuar kërkesat e plota humanitare dhe të ripërtritjes për popullin.
Protesta te ngjashme jane zhvilluar edhe ne Argjentine dhe Madrid.
Top Channel