Pengmarrësi lihet në arrest me burg

31/05/2010 15:45

Dy dite pasi u bë protagonist i nje pengmarrjeje të realizuar me pistolete lodër, 28-vjecari Elton Sutermani u la ne arrest me burg per 20 dite, kohe e cila i lihet ne dispozicion prokurorise për t’i vertetuar gjykates se i pandehuri është i sëmurë mendor, sikunder pretendohet.

Seanca u be me dyer te mbyllura, me shume per te ruajtur identitetin e te pandehurit pasi sipas legjislacionit te dhenat e nje te semuri mendor duhet te mos publikohen. Prokuroria nuk dha asnje koment se perse nuk u paraqiten pikerisht kete te hene eksperizat dhe raportet mjekesore te te pandehurit te cilat vertetojne problemet e tij psikike.

Nderkohe per  shkak te gjendjes se veshtire ekonomike ne te cilen ndodhet i pandehuri, gjykata i kishte caktuar nje avokat falas. Elton Sutermani mori peng me pistolete loder shitesen e nje dyqani celularesh , te ciles fillimisht i kerkoi nje numer me kontrate e me pas shtroi edhe kerkesa te tjera te cuditshme te cilat e binden policine se kishin te benin me nje person te cekuilibruar.

Nese prokuroria verteton semundjen mendore te te arrestuarit, pas 20 ditesh aim und te lihet i lire, ne mungese te institucioneve ligjore qe trajtojne kete kategori njerezisht te rrezikshem.

Top Channel