Mutacioni, AH1N1, virusi në vëzhgim nga ekspertët

31/05/2010 09:30

Virusi AH1N1, që trembi botën vetëm pak muaj më parë, ka rënë në “gjumë”, por ekspertët janë në pritje të rasteve të reja për të kuptuar nëse virusi ka pësuar mutacion.

“Viruset e gripit janë të paparashikueshëm. Në të shkuarën, pandemi të ndryshme janë rikthyer më të fuqishme dhe të dhunshme, ndërsa në raste të tjera virusi është zhdukur.

Mesa duket, AH1N1 do ta lërë botën edhe për disa muaj në ankth, pasi periudha kur mund të rikthehet është ajo e fillimit të vjeshtës.

Top Channel