Rama: Afati dyjavor, ultimativ

28/05/2010 13:25

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se është koha e zgjidhjes së problemit të transparencës së zgjedhjeve, duke theksuar se afati dyjavor i dhënë nga ndërkombëtarët ka përmbajtje ultimative dhe duke i kujtuar kryeministrit Sali Berisha që të mos vonoje por të tregojë vullnet për të shkuar drejt zgjidhjes.

“Hapësirat për zgjidhje nuk i garanton kryeministri, por Kushtetuta e vendit”, theksoi Rama, duke shtuar se djegia e fletëve të votimit, do të thotë edhe djegie e shansit për zgjidhje, ndërsa shprehu besimin se kjo nuk do të ndodhë.

Po ashtu Rama në fjalën e tij para mediave theksoi se opozita është një ndër mbështetëset më të forta të liberalizimit të vizave.

Në emër të opozitës Rama bëri apel për ndaljen e vendosjes së gjobave politike, që janë totalisht në shkelje të ligjit dhe kujtoi se nesër përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.

Top Channel