Shqipja standarde në Shqipëri e Kosovë

27/05/2010 23:20

Unifikimi apo standardizimi i gjuhës shqipe, në Shqipëri dhe Kosovë, është diskutuar edhe një herë mes gjuhëtarëve dhe studiusve më të mirë të kësaj fushe në të dy anët e kufirit. Gjatë një debati në Prishtinë, ata theksuan problemet e mëdha me të cilat përballet sot gjuha shqipe.

Sipas akademikut Rexhep Qosja, shqipja ndodhet mes dy fronteve dhe në një krizë morale.

“Përpjekjet për ndryshimin e parimeve të gjuhës standarde, apo për krijimin e dy gjuhëve standarde dialektore përfaqësojne konkretizimin e politikës dhe të ideologjisë së shpërbërjes në fushën më integruese të jetës sonë kombëtare, të kulturës në përgjithësi dhe të gjuhës në veçanti”, tha në fjalën e tij akademiku Qosja.

Konferenca “Shqipja standarde dhe gjuha aktuale e përdorimit të saj” mblodhi mjaft studiues nga Prishtina e Tirana, të cilët folën njëzëri në mbrojtje të gjuhës standarde, ndërkohë që mungonin ata që pjesëmarrësit i akuzuan se flasin pa baza për shqipen standarde.

Top Channel