Kurbin, lirohet pengu, në pranga atë e bir

26/05/2010 23:35
Policia i ka dhënë fund pas rreth 4 orë pengmarrjes së shtetasit Ndoc Ndoi.

Pengmarrësit, 54 vjeçari Mark Nikolli dhe djali i tij Valmir Nikolli, u ndaluan në fshatin Gjorm të Mamurrasit në një banesë të braktisur.

Mark Nikolli, bashkë me djalin e tij Valmir Nikolli, sipas policisë morën peng në qytetin e Mamurrasit nipin e tyre, Ndoc Ndoi pasi ky i fundit u detyrohej një sasi parash.

Pengmarrja u krye në afërsi të banesës së Ndoit dhe ishte pikërisht familja e tij ajo që denoncoi në polici pengmarrjen. Menjëherë pas marrjes së denoncimit, uniformat blu u vunë në ndjekje të pengmarrësve.

Policia njofton gjithashtu se të tre personat po merren në pyetje prej saj për të kryer zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel