Tirane, krim i rende ne familje

25/05/2010 08:55

Nje krim i rende ne familje ka tronditur mengjesin e sotem kryeqytetin, pasi nje burre ka vrare bashkeshorten e tij dhe me pas veten.

Lajmin e konfirmojne burime policore zyrtare, sipas te cilave ngjarja ka ndodhur prane kompleksit “Dinamo” dhe shkaqet e saj jane ende te paqarta.

Sipas burimeve, vrasja e dyfishte ka ndodhur ne nje qender interneti, te cilen cifti e kishte marre me qera.

Burimet shtojne me tej se agjentet e kriminalistikes po hetojne per te zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Top Channel