Rama: Thellimi i krizes, me pasoja per vendin

25/05/2010 14:25

Kryetari i Partise Socialiste deklaroi se opozita eshte gati per zgjidhjen e krizes, ndersa i kerkoi mazhorances qe ta pranoje kompromisin, pasi nese kjo situate vazhdon pasojat per ecurine e vendit ne rrugen drejt integrimit evropian do te jene te pallogaritshme.

“Falenderoj ambasadorin amerikan John Withers per deklaraten e shkoqur dhene dje, duke ngritur shqetesime te medha dhe duke kerkuar zgjidhje te krizes. Opozita eshte e gatshme te jape zgjidhjen e duhur, me kompromisin e duhur, por pa cenuar transparencen dhe ne respekt te Kushtetutes”, u shpreh Rama, ne nje prononcim per mediat, nga selia e Partise Socialiste.

Rama vleresoi se rrezimi i kandidatures se Vangjel Kostes per anetar te Gjykates Kushtetuese ishte me qellime te erreta e ky akt i parlamentit ndodhi ne nje moment krejt te papershtatshem, kur duhet vetem dialog dhe fryme kompromisi.

“Ky eshte momenti kur qeveria duhet t’i hape rrugen transparences. Askujt nuk i intereson thellimi i krizes qeverisese qe ka shqetesuar te gjithe miqte dhe partneret e Shqiperise”, u shpreh Rama.

Top Channel