Asnje lek per kompensimin e energjise

24/05/2010 08:15

Kane kaluar kater muaj dhe po mbyllet i pesti, qe nga dita kur u rrit cmimi i energjise elektrike, e deri tani asnje familje nuk ka perfituar kompensim, ne ate mase qe percakton qeveria.

Te pakten keshtu deklaron Ministria e Financave permes shifrave zyrtare te 4-mujorit, ku ne zerin “kompensim energjie”, eshte shenuar zero lek. Konsumatoret e dritave, jo vetem qe po perballen me shtrenjtimin e dritave, por edhe me abuzimet qe po kryejne faturistet, fakt i pranuar nga vete OSSH, e cila, ashtu si qeveria, ka pranuar te beje rimbursim per pjesen e demit. Deri tani, nga te dyja anet e kostos, per familjet e varfra nuk ka asnje shenje permiresimi.

Ministria e Financave pranon se ne arken e thesarit ishin parashikuar fondet e nevojshme per te kompensuar familjet qe prekeshin nga rritja e cmimit te dritave. Per periudhen janar-prill 2010, ishin parashikuar 150 milione leke, per gati 270 mije kategori, te percaktuara me vendim qeverie.

Por nga thesari mesohet se nga ky fond nuk eshte perdorur asnje qindarke, duke e lene te pandryshuar fondin, ndersa familjet vijonin te mos perfitonin nga skema qe u takonte. Per te gjithe vitin 2010, qeveria ka parashikuar nje fond prej 1 miliard leke ne dispozicion te shtresave qe preken nga shtrenjtimi i fatures se dritave. Shifra konfirmohet nga Ministria e Financave, duke hedhur poshte pretendimet e Ministrise se Ekonomise per nje fond prej 2 miliarde lekesh.
 
Nje shpjegim per situaten e krijuar eshte vendimi i qeverise, i marre ne javen e pare te prillit, tre muaj pas rritjes se dritave, ku percaktonte masen e re te perfitimit dhe kategorite. Nga 500 leke qe ishte, kompensimi ne muaj per faturen e dritave u rrit me 140 leke, pra u be 640 leke, ose 28 per qind me shume. Duke llogaritur tarifat e reja dhe konsumin, deri ne 300 kilovate ne muaj, del se familjet shqiptare energjine e paguajne 260 leke me shtrenjte, ndersa kompensimi u rrit me 140 leke.

Ndryshimi i VKM-se per kompensimin e dritave ka sjelle shtyrje te afatit per zbatimin e skemes, pasi strukturat e posacme duhet te nisin verifikimet nga e para per kategorite qe perfitojne. Vitin e kaluar ishin rreh 270 mije pensioniste, te semure dhe familje me te ardhura nen 35 mije leke ne muaj. Ne vendim thuhet se efektet shtrihen nga data 1 janar, pra kompensimi do te behet edhe per muajt e kaluar, por deri tani asgje nuk eshte bere.

Ministria e Punes eshte institucioni qe ben te mundur zbardhjen dhe zbatimin e skemes se kompensimit te faturave te dritave. Marrja e kompensimit per energjine do te behet e mundur, pasi Ministria e Punes te dergoje ne qeveri vendimin perkates.

Sipas Ministrise se Punes, nga ky vendim do te vazhdojne te perfitojne familjet qe mbeshteten me ndihme ekonomike, personat e paafte per pune, te shpallur te tille nga komisionet (KPCAP), punonjesit me page nen 35 mije leke, pensionistet e vetem apo qe kane ne ngarkim persona te tjere. Qe nga 1 janari, qytetaret shqiptare paguajne me shume per konsumin e energjise elektrike, pasi cmimi i saj u rrit mesatarisht me 13 per qind, sipas vendimit te Entit Rregullator ne dhjetor te vitit te shkuar.  

Top Channel