Top Fest 7, sot finalja e madhe, e gjitha live

23/05/2010 16:24

Top Fest 7, festivali i muzikes moderne shqiptare, sot ne mbremje do te njohë fituesin e saj, ne nje spektakel qe do te zhvillohet per here te pare ne Shqiperi i teri live, ku kengetaret dhe orkestra do te performojne drejtperdrejt per publikun.

“Top Fest Awards”, nje mbremje spektakli qe sivjet pritet me padurim te veçante per shkak te risive teknologjike qe po flitet se do ta karakterizojne ate, do te sjelle te gjithe kengetaret finaliste por ajo qe eshte me e veçanta: orkestren e Top Channel ne nje performance live, ashtu siç nuk ka mundur dot ta ofroje asnje orkester e asnje festivali tjeter ne Shqiperi.

I nisur ne shkurt me pjesemarrjen e 130 kengetareve dhe grupeve nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, 4 netet e gjysmefinale, sollen ne skene per publikun dhe teleshikuesit 40 grupe dhe kengetaret si Eneda Tarifa, Valon Shehu, Besa, grupi Jericho, NRG Band, Jonida Maliqi, ne bashkepunim me Big Basta, Grupi “Troja”, Gerti Gjoni, Mariza Ikonomi, Karolina Lopez etj, ishin nder protagonistet e kesaj faze.

Dorian Gjoni drejtues artistik i ketj festivali, pas nje pune te gjate selektive dhe kualifikuese thote se nata Finale do te jete e permasave te medha. “Kemi perzgjedhur 19 kenge, 4 grupe, 4 apo 5 meshkuj dhe te tjerat jane femra. Jemi shume te surprizuar nga niveli i tyre dhe jemi optimiste se nata finale do kete nje risi shume te madhe me gjithe organizimin e spektaklit”, shprehet Gjoni.

Me nje votim te hapur, publiku nga Shqiperia dhe Kosova nepermjet sms-ve do te zgjedhe kengetarin me te mire, dhe se bashku me vleresimin e jurise do te percaktohet edhe fituesi qe do te marre edhe Cmimin e Madh prej 2 milione lekesh te reja. “Shija e publikut eshte kryesorja sepse eshte peshorja qe tregon shijet e pelqyera qe ne lancojme dhe promovojme. Por nga e shkuara kemi mesuar se publiku mund te jete shume selektiv, prandaj juria perfaqeson edhe ate pjese te publikiut qe nuk ka mundesi te votoje me sms”, shton Gjoni.

Ne naten finale te Top fest 7 do te ndahen edhe 10 cmime te tjera; Kengetari me i mire i ri, Kengetarja femer dhe Kengetari mashkull me i mire, Kenga me e mire “Pop&Rock”, Kenga me e mire “Hip Hop & RNB”, Interpretuesi me i mire, Video me e mire apo Grupi me i mire. Regjisori Ergys Lubonja thote se eshte menduar gjithcka per te patur jo vetem nje nate konkuruese. “Eshte punuar qe gjithcka te shkoje ne nje drejtim, muzika, elementet, grafika, ndricimi’, pohon ai.

Lubonja thote se “proven” e pare te performances “live” Edicioni i Shtate i “Top Fest” e ka tejkaluar me netet gjysme-finale dhe kjo inisiative e madhe ka patur nje synim:  “Top Fest live eshte diskutuar orej kohesh dhe mendojme se kishte ardhur koha dhe mendojme se ka ardhur koha te marrin cmime kengetaret e vertete. E kenduarit live ka nje pergjegjesi shume te madhe”, shton regjisori Lubonja.

Do te na duhet pra te presim naten e madhe, ne nje show gjigand ne nje tjeter shkelqim qe do te transmetohet drejteperdrejte ne Top Channel dhe ne nje nga kanalet HD te DigitAlb, per te mesuar kush do te jete mbreti shqiptar i muzikes per vitin 2010.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA