PS: Buxheti ne krize

23/05/2010 15:35

Partia Socialiste deklaroi se buxheti i shtetit ndodhet ne krize, nderkohe qe ekonomia e vendit po jeton dite te veshtira.

Deputeti Ilir Beqaj u shpreh se jane ulur ndjeshem te ardhurat, ndersa eshte rritur inflacioni.

“Vendi vazhdon te vuaje nga keqadministrimi fiskal. Edhe ne muaji prill, vazhdon te thellohet deficiti ne buxhetin e shtetit. Ne te kater muajt e pare te viti 2010, deficiti ne mbledhjen e te ardhurave tatimore eshte me shume se 9 miliarde leke. Te ardhurat ne total jane rritur 3.1 perqind, ndersa inflacioni kater mujor eshte 4%. Te ardhurat tatimore jane rritur 1.5 here. Kjo rritje eshte dy here me e vogel se inflacioni. Tatimi mbi vleren e shktuar eshte rritur vetem mbi 4.1 perqind. Mjaftojne keto te dhena qe kushdo te kuptoje se qarkullimi i mallrave dhe sherbimeve ne Shqiperi realisht eshte me i vogel se nje vit me pare”, eshte shprehur Beqja.

Top Channel