Sigurimi i emigranteve

22/05/2010 20:30

Qindra mijera shqiptare, kryesisht te rinj, ndersa moren rruget e emigrimit pas shembjes se komunizmit, gjeja qe menduan me pak ishte pagesa e sigurimeve per te perfituar pensionin.

Sot pas 20 vitesh ata nuk jane me te rinj dhe kane lene pas shume vite pune pa sigurime, gje e cila i rrezikon te mbeten pa pension pleqerie.

“Jane perfshire ne kete skeme, 151 persona nga te cilet 92 persona jane ne emigracion. Do t’ju bej thirrje te gjithe personave, jo vetem atyre qe banojne ne Shqiperi dhe kane vite te pasiguruara ne kete periudhe (1994 deri me sot), por edhe persona te tjere te aferm te emigranteve, qe te njoftojne njerezit e tyre te paraqiten ne zyrat e sigurimeve shoqerore per te plotesuar te gjitha vitet e munguara te punes”, eshte shprehur Llambi Dhimitri, perfaqesues i sigurimeve shoqerore te Gjirokastres.

Top Channel