Shehu: PS mbylli greven sepse deshtoi

22/05/2010 08:50

Greva e opozites u mbyll sepse deshtoi. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje deputeti demokrat, Tritan Shehu, ne nje prononcim per mediat.

“Greva u mbyll se deshtoi. Duke qene pjese e nje strategjie prej disa muajsh, lidershipi i larte i PS ka ndermarre ne partine e tyre per te krijuar nje situate destabilizimi. Por nuk eshte vetem greva, mua me duket se deshtoi e gjithe strategjia e ngritur nga lidershipi i PS ne kete periudhe”, u shpreh deputeti i PD-se, Shehu.

Nga ana tjeter ne lidhje me darken e negociatave ne Strasburg mes Rames dhe Berishes, deputeti Tritan Shehu u shpreh se kryesocialisti ishte i vetmi i humbur nga gjithe kjo histori bojkoti, protestash e grevash.

Ndersa ne kushtet kur ende nuk ka nje zgjidhje mes paleve Shehu thote se zgjidhja vjen vetem nese kryetari i socialisteve te trokase ne deren e duhur.

“Nese Kryeministrit i kerkohet diçka qe nuk varet nga ai, nese mazhorances i kerkohet diçka qe nuk varet nga ai, pa dyshim ketu problemi nuk eshte i mazhorances por i atyre qe trokasin ne deren e gabuar dhe mendoj se ata duhet te orientohen drejt dhe te trokasin ne deren e nevojshme dhe qe eshte sistemi i drejtesise”, deklaroi deputeti demokrat.

Top Channel