Asnje rezultat ne negociatat Berisha-Rama

21/05/2010 09:20

Mbyllen pa asnje rezultat negociatat qe zgjaten gati pese ore mes Sali Berishes dhe Edi Rames ne Strasburg. (UPDATE)

Palet nuk jane terhequr nga qendrimet e tyre, kerkesat maskimaliste, edhe pse te ndodhura nen presionin e nderkombetareve, te cilet kane mbetur te zhgenjyer nga stoicizmi i delegacioneve shqiptare.

Edi Rama ka kerkuar hetimin e materialeve zgjedhore dhe hapjen e kutive ne rastet kur verehen parregullsi, nje vendim qe duhet ta interpretoje Komisioni i Venecias.

Por pikerisht kutite e fletevotimeve dhe Komisioni i Venecias ka qene edhe ngerci i negociatave. Kryeministri Sali Berisha nuk ka pranuar qe kutite e votave te hapen dhe debat ka shkatuar edhe fakti se si duhet te funksionoje mekanizmi per interpretimin ne kesaj pike nga Komisioni i Venecias.

Ne fund te takimit, e vetmja note pozitive ishte fakti se nderkombetaret angazhoheshin ne nje tjeter takim pas dy javesh, ku palet do te reflektojne dhe ku ekspertet ne Bruksel e Strasburg do te punojne per gjetjen e pikave te perbashketa dhe atyre ku si mazhoranca dhe opozita mund te afrohen.

Negociatat kane nisur ne oren 20:45 te se enjtes ne restorant “Crocodile”, ku darka e famshme mes dy lidereve, e ndermjetesuar nga nderkombetaret ka vijuar deri ne oret e para te mengjesit te se premtes, pak pas ores 01:30.

Lideret e mazhorances dhe opozites jane ulur ne nje tryeze, ne katin e dyte te restorantit, ku kane diskutuar ne pranine e krereve te grupeve parlamentare te se majtes dhe te djathtes ne Parlamentin Europian, komisionerit per Zgjerimin Shtefan Fyle, drejtorit per Ballkanin Pierre Mirel dhe zyrtareve te tjere te larte te Brukselit per rruget dhe mundesite e nje kompromisi.

Berisha dhe Rama kane qene te shoqeruar respektivisht nga Oert Bylykbashi dhe Vasilika Hysi. Ndersa darka kishte filluar, per t’i dhene edhe me teper hov bisedimeve, perfaqesuesja e larte e BE-se Katherin Eshton dhe komisioneri Shtefan Fyle, ne nje deklarate te perbashket ne mbremje kane shprehur mbeshtetjen per iniciativen e eurodeputeteve Jozef Daul e Martin Shulz, per te inkurajuar permiresimin e situates politike ne Shqiperi ne te mire te qytetareve te vendit.

“Shqiperia ndodhet ne nje moment thelbesor te hapave te saj drejt integrimit europian, ku nje sere sfidash te brendshme kerkojne kurajo politike. BE eshte seriozisht i shqetesuar per vazhdimin e ngercit politik”, thuhet ne komunikaten per shtyp.

Top Channel