Strasburg, nis takimi Rama-Berisha-nderkombetare

20/05/2010 20:50

Nis takimi ne Strasburg mes kryeministrit Sali Berisha, kryetarit socialist Edi Rama, parlamentareve europiane, si dhe Komisionerit per Zgjerimin, Shtefan Fyle.

Mesohet se ne darken private, Rama shoqerohet nga deputetja socialiste Vasilika Hysi.Ne takimin e Strasburgut marrin pjese tre deputete nga PPE dhe PSE. Po ashtu mesohet se Berisha ka mberritur i fundit ne darken, ku marrin pjese gjithsej 11 persona.

Ne kete takim te quajtur privat, po diskutohet kriza dhe e ardhmja e politikes shqiptare. Pritet qe ne fund te tij, t’i jepet fund ngercit politik ne vend.

Top Channel