Shtyhet gjyqi Artan Kristos

19/05/2010 12:45

Në gjykatën e Durrësit ka nisur procesi gjyqësor ndaj Artan Kristos, klerikut mysliman që akuzohet për propagandë për qëllime terroriste dhe keqpërdorim të komunikimit përmes internetit.

Me të nisur procesi gjyqësor, avokati mbrojtës i Kristos i njohur dhe me emrin Muhamed Abdullah Al Albani kërkoi paraprakisht nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Kastriot Selita qe te shpalle pavlefshmerine e veprimeve hetimore te kryera nga prokuroria e Tiranes, pasi ky organ nuk e kishte kompetencen tokesore per hetimin e Kristos me banim dhe veprimtari ne Durres.

Sipas pretendimit te mbrojtjes dhe te te pandehurit aktet proceduriale kane nisur mbi bazen e nje kallezimi penal te bere nga Sherbimi Informativ Shqiptar, kallezim qe as nuk eshte perfshire ne dosjen e ceshtjes per te menjanuar pikerisht handikapin e krijuar me hetimet e kryera nga nje organ jokompetent per to. Kerkesa paraprake eshte lexuar e gjitha ne seancen e pare te procesit dhe me pas eshte depozituar prane gjykates.

Akuza e perfaqesuar nga prokurori Edmond Koloshi e ka kundershtuar kerkesen e mbrojtjes, por kerkoi shtyrje te seances me qellim njohje nme ne detaje me te dhe pergatitjen e nje pergjigjeje te plote me shkrim. Kerkesa u pranua nga trupi gjykues qe la fillimin e qershorit si date te seances pasardhese.

Top Channel