Krimet e Renda: Prokuroria te saktesoje adresen e Loshajt

19/05/2010 16:40

Gjykata e Krimeve te Renda i ka lene kohe prokurorit Xhevat Hana per te saktesuar adresen e deshmitarit Avdyl Loshaj, nje nga tre te rrembyerit e SHIK-ut ne vitin 1995.

Pas dergimit te leter-porosise autoriteveve holandeze per te marre deshmine e Loshajt, Holanda ktheu pergjigje se nuk ka arritur ta gjeje adresen e deshmitarit. Ne seance perkthyesi i Ministrise se Drejtesise lexoi ne shqip kthimin e pergjigjjes nga pala holandeze ne te cilen thuhej se shtetasi i kerkuar nga drejtesia shqiptare nuk gjendej ne ate adrese. Nderkohe prokurori Hana i tha gjykates se duke qene se Loshaj e ka dhene kete adrese qe prej 2003 ka mundesi qe ai te jete shperngulur prej andej e per kete organi i akuzes duhet te gjeje vendqendrimin e tij per ta saktesuar ne leterporosine e radhes.

Nderkohe autoritetet kane kthyer pergjigje edhe per tre ish-SHIK-as te tjere te cilet jetojne ne Itali, te cilet duhet te pyeten mbi operacionin gjate te cilit u rrembye Avdyl Loshaj, Ziso Kristopulli dhe Remzi Hoxha. Per kete proces jane nen akuze ish-drejtues te sherbimit sekret shqiptar.

Top Channel