Swoboda: Delegacion i PE për zgjidhjen e krizës

18/05/2010 08:15

Bashkimi Evropian ose një pjesë e tij duke përfshirë një delegacion të Parlamentit Evropian duhet të ndihmojnë për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri.

Ky është qëndrimi që mbajti dje nënkryetari i grupit socialdemokrat në Parlamentin Europian, Johannes Swoboda.

Në një intervistë për “BBC”, ai vlerësoi se zhvillimet e fundit politike në Tiranë janë një sinjal i keq.

“Është e domosdoshme që të dyja palët të provojnë të gjejnë një zgjidhje. Nëse kjo nuk është e mundshme, atëherë BE-ja ose një pjesë e saj, përfshirë një delegacion të Parlamentit të Europës duhet të ndihmojë që të gjendet një zgjidhje”, theksoi Swoboda.

I pyetur nëse kjo nënkupton hapjen e kutive të votimit siç e kërkon opozita, Swoboda u shpreh se, “mund të jetë, nëse kjo nuk është një hapje e plotë dhe shihet si disfatë e qeverisë”.

“Mendoj se të dyja palët duhet të bëjnë kompromise, ndryshe nuk është e mundshme. Por pranimi i zgjedhjeve në një anë dhe hapja e disa kutive në anën tjetër mund të jetë zgjidhje”, ka shtuar Swoboda.

Top Channel