Protesta e PS, tjetër grevist në spital

18/05/2010 09:45

Një mbështetës i opozitës është detyruar të braktisë mëngjesin e sotëm cadrat ku po zhvillohet greva e urisë, për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore.

Sipas informacioneve të fundit, personi i larguar me autoambulancë është shtetasi Preng Tuci, 62 vjec nga qyteti i Lezhës.

Greva e opozitës për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit ka hyrë sot në ditën e 18 të saj dhe numëron plot 55 të larguar për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Top Channel