Pakistan, 12 të vdekur në një sulm vetëvrasës

18/05/2010 09:20

Një sulm kamikaz ka shkaktuar 12 të vdekur në Dera Ismail Khan, në veri-perëndim të Pakistanit.

Mes viktimave janë edhe tre agjentë policie dhe dy fëmijë, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Sipas këtyre burimeve, atentatori në bordin e një makine u lëshua kundër një autobuzi të policisë, duke shkaktuar edhe 10 të plagosur.

Top Channel