Reja vullkanike anulon 1 mijë fluturime

17/05/2010 11:20

Reja vullkanike që dalengadalë po mbulon gjithë qiejt e Europës, deri tani ka shkaktuar anulimin e rreth 1 mijë fluturimeve.

Lajmin e bën të ditur Organizata Europiane për Udhëtimin Ajror, Eurocontrol. Hapësirat ajrore deri tani janë mbyllur në Vendet e Ulëta dhe në një pjesë të Britanisë së Madhe.

Ndërkohë në Londër janë hapur dy aeroportet por situata vazhdon të jetë kaotike.

Top Channel