Njolla e zezë, BP: Bllokimi i pusit brenda 10 ditësh

17/05/2010 09:45

Kompania British Petrolium jep shpresë për ndalimin e përhapjes së njollës së zezë në detin amerikan pas carjes së një pusi në Luiziana.

Sipas BP, Gjiri i Meksikës nuk do vazhdojë të ndotet nga nafta brenda 7-10 ditësh.

Për të mbyllur pusin, zv/presidenti për shfrytëzimin e puseve, Kent Wells ka deklaruar se do vendosen pengesa të mëdha rreth të ashtuquajturave “choke and kill lines” të pusit derisa të bllokohet rrjedhja qëndrore. Më pas do të bëhet betonimi i saj në mënyrë përfundimtare.  

Top Channel