Irani, SHBA: Mbetemi të shqetësuar

17/05/2010 21:40

Shtetet e Bashkuara dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar vazhdojnë të jenë “seriozisht të shqetësuar” për ambicjet bërthamore të Teheranit.

Pikërisht marrëveshja për shkëmbimin e uraniumit të varfëruar e arritur sot mes Iranit, Turqisë dhe Brazilit, duhet të ekzaminohet nga ANEB.

Ky qëndrim është shprehur nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, i cili ka theksuar se Irani duhet të zbatojë angazhimet ndërkombëtare nëse nuk do sanksione të tjera.

Shteti i vetëm që e ka pritur mirë marrëveshjen është Rusia. Presidenti Dmitri Medvedev ka deklaruar se në këtë pikë lind nevoja për bisedime të reja me të gjitha palët e interesuara.

Top Channel