Iran-Turqi, marrëveshje për pasurimin e uraniumit

17/05/2010 08:50

Irani dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje për transferimin e 1200 kilogramëve uranium për t’u pasuruar në Turqi.

Lënda kimike do rikthehet në Iran pasi të jetë pasuruar. Lajmin e bën të ditur ministri i Jashtëm, Manouchehr Mottaki. Marrëveshja është firmosur në Teheran nga presidenti brazilian Ignacio Lula da Silva, ai iranian Mahmoud Ahmadinejad dhe kryeministri turk, Recep Tayyp Erdogan.

Bisedimet janë negociuar nga vendi amerikano-latin. Ndërkohë, Izraeli ka reaguar menjëherë duke deklaruar se Teherani ka mashtruar Ankaranë dhe Brazilian.   

Top Channel