Indi, atentat i rebelëve maoistë, 40 të vrarë

17/05/2010 16:45

Të paktën 40 persona kanë mbetur të vrarë sot në Indinë qendrore, si pasojë e një atentati me bombë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave bomba shpërtheu gjatë kalimit të një autobusi, në të cilin po udhëtonin agjentë të forcave të rendit.

Sipas burimeve, të cilat u referohen autoriteteve lokale të sigurisë, prapa sulmit dyshohet të jenë rebelët maoistë.

Top Channel