Greva, një protestuese në spital

17/05/2010 12:25

Dërgohet në spital një tjetër protestuese, për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore në ditën e 17-të grevës së urisë para selisë së kryeministrisë.

Flora Hasanaj është grevistja e tretë për ditën e sotme që lë cadrën e ngujimit dhe dërgohet me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Pas mesnatës, 43-vjecari Shkëlqim Kapllanaj nga Mallakastra u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për një kurim më të specializuar.

Ndërkohë në orët e para të mëngjesit, Agim Seva nga Lushnja u detyrua të lërë grevën e urisë për shkak të rëndimit të kushteve shëndetësore.

Në total janë 49 grevistë që i janë drejtuar spitalit, ndërkohë që cdo orë që kalon e veshtirëson qëndrimin e protestuesve në cadër.

Top Channel