BE, dyshime për paktin Iran-Turqi-Brazil

17/05/2010 17:30

Marrëveshja Iran-Turqi-Brazil për shkëmbimin e materialit të djegshëm bërthamor me uranium të pasuruar nuk i përgjigjet të gjitha shqetësimeve.

Deklarata është bërë nga shefja e diplomacisë së BE, Catherine Ashton, sipas të cilës marrëveshja mund të përbëjë një hap në drejtimin e duhur nëse detajet e saj do të konfirmohen.

Ndërkohë, qeveria gjermane është e mendimit se marrëveshja trepalëshe nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje mes Teheranit dhe ANEB-së.

Për momentin, Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar për marrëveshjen.

Top Channel