" /> ">

Afganistan, rrëzohet avioni me 43 pasagjerë

17/05/2010 12:05

Një avion afgan i linjës “Pamir Airways” me 43 persona në bord, 5 anëtarë të ekuipazhit dhe 38 pasagjerë, 6 prej të cilëve të huaj, është rrëzuar në zonën e Salang, 100 kilometra larg Kabulit.

Mjeti fluturues u zhduk nga radarët në zonën mes Kunduz dhe Kabulit.

Shefi i policisë aeroportuale afgane bën të ditur se avioni u nis nga Kunduz në orën 8:30 ndërsa kishte si destinacion Kabulin.

Ende nuk dihen motivet e rrëzimit të avionit të pasagjerëve.

Top Channel