Tajlanda në kaos, 24 viktima gjatë 3 ditëve

16/05/2010 09:35

Tajlanda po shkon drejt kaosit total për shkak të tensionimit të situatës në rrugët e Bangkokut ku policia dhe protestuesit po përplasen dhunshëm prej tre ditësh rresht.

Në këto përleshje kanë humbur jetën 24 persona, ndërsa numri it ë plagosrve ku ndodhen edhe gazetarë është rreth 200. Gjatë orëve të fundut është vënë re shtimi i pranisë policore në shumë rrugë të qytetit dhe sipas zërave të ndryshëm, planifikohet evakuimi i plotë i zemrës financiare të qytetit në lagjen ‘Ratchaprasong”.

Manifestuesit mbrohen me atmë të improviuara si shkopinj e gurë, ndërsa policia e ushtria nuk ka kursye plumbat në dëm të tyre.

Top Channel