Tajlandë, “Këmishëkuqtë”: Vendi në prag lufte civile

16/05/2010 18:15

Vazhdon të përkeqësohet edhe me tej situata e tensionuar në Tajlandë. Pas ndërhyrjes së ushtrisë në rrugët e Bankokut, një ndër liderët kryesorë të “Këmishëkuqëve” është shprehur se vendi ndodhet në prag të luftës civile.

Cituar nga gazeta “The Australian” Karkaev Pikulthong shprehet se qëndrimet mes liderëve protestues nuk janë të njehsuara megjithatë ai thotë se uniteti për të protestuar kundër qeverisë mbetet i madh.

Ndërkaq, vazhdon të përkeqësohet gjithashtu edhe bilanci i viktmave në rruget e kryeqytetit të Tajlandës. Sipas të dhënave nga mediat ndërkombëtare edhe 4 persona kanë gjetur vdekjen si pasoje e përleshjeve në vend duke e çuar kësht numrin total të viktimave që nga nisja e  trazirave në 29.

Top Channel