Hiri vullkanik, mbyllen aeroportet në Britani
16/05/2010 21:35
Ashtu sikundër kishin paralajmëruar autoritetet britanike, hiri i vullkanit islandez ka përfshirë hapësirën ajrore veriore të Britanisë duke shkaktuar anulim të fluturimeve në disa aeroporte veriore.
Britania njoftoi se aeroportet veriore do të qëndrojnë të mbyllura nga ora 14:00 deri në orën 01:00 të natës. Ndërkohë që fluturimet janë pezuluar edhe prej autoriteteve irlandeze ku përfshihet edhe aeroporti i kryeqytetit Dublin.
Zona ajrore “no flight” ka prekur kryesisht fluturimet e kompanisë ajrorë KLM, nga Holanda për tek aeroportet angleze.
Top Channel