Dy deputetë dalin nga greva e urisë

16/05/2010 10:30

Rëndohet më shumë gjendja e grevistëve opozitarë përpara kryeministrisë në ditën e 16-të të grevës së urisë.

Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm e kanë lënë grevën 3 persona, mes të cilëve edhe deputetët e Partisë Socialiste, Blendi Klosi e Agim Leka, shëndeti i të cilëve është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit.

Klosi është transportuar në spital ku do marrë ndihmën e parë mjekësore. Me 3 të larguarit e mëngjesit të sotëm, numri i grevistëve që kanë lënë cadrën për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ka shkuar në 44.

Top Channel