Tajlandë, probleme për stafin e ambasadës japoneze

15/05/2010 10:40

Orë frike për rreth 100 punonjësit e ambasadës japoneze në Bankok.

Ata kanë mbetur të bllokuar në selinë diplomatike për shkak të luftimeve mes ushtrisë dhe këmishave të kuqe.

Pas një kërkese për ndihmë të bërë nga Ministria e Jashtme, ka mbërritur një patrullë ushtarësh që ka shoqëruar diplomatët japonezë dhe punonjësit tajlandezë jashtë ambasadës.

Top Channel