Tajlandë, 22 të vdekurit nga përleshjet

15/05/2010 16:30

Është ngjitur në 22 bilanci i viktimave civile si pasojë e përleshjeve mes manifestuesve dhe trupave qeveritare në Bangkok.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare, të cilat iu referohen burimeve pranë spitalit publik të kryeqytetit tajlandez “Erawan”.

Ndërkohë, kryeministri tajlandez Abhisit Vejajiva ka deklaruar se ushtria do të vazhdojë të reagojë ndaj protestave të “këmishëve të kuqe” për të mirën e vendit.

“Disa terroristë janë infiltruar në radhët e këmishëve të kuqe”, ka pohuar kryeministri në një fjalim televiziv.

Top Channel