Tragjedia ajrore, fëmija i mbijetuar: Përse jam këtu?

14/05/2010 15:30

Është në kushte të mira fëmija holandez 9 vjeçar, i vetmi i mbijetuar i katastrofës ajrore të së mërkurës në Libi, në të cilin kanë mbetur të vdekur 103 persona.

Sipas të përditshmes holandeze “Telegraaf”, vogëlushi kërkon të kthehet në shtëpi. Ruben van Assouw, ky është emri i fëmijës, ka pësuar një ndërhyrje në këmbë dhe nuk arrin të kujtojë asgjë nga çka ndodhur të mërkurën.

Ai nuk e di ende që prindërit e tij dhe vëllai 11-vjeçar ka humbur jetën në një aksident.

“Jam mirë, por këmbët më dhembin shumë. Gjendem në spital. Ka burra dhë gra këtu. Nuk e di se si kam përfunduar këtu. Nuk di asgjë tjetër”, është shprehur Ruben për të përditshmen. “Do doja vetëm të kthehesha në shtëpi”, shtoi ai.

Top Channel