Tajlandë, vritet lideri protestuesve, trazira në vend

14/05/2010 02:10

Trazira të fuqishme përfshinë Tajlandën pas vrasjes së liderit kryesor të lëvizjes anti-qeveritare në Bangkok.

Tension dhe viktima në rrugët e kryeqytetit të vendit aziatik. Kështu njoftojnë agjensitë ndërkombëtare të lajmeve të cilat kanë publikuar edhe disa filmime amatore ku shfaqen disa trupa të pajetë në pjesën jugore të Bangkokut, në parkun “Lumpini” ku dhe ishin tubuar me mijëra protestues.

Ndërkohë, situata e nderë që ka përfshirë Tajlandën ka detyruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe të mbyllin përfaqësitë e tyre në këtë vend. Hapi i Londrës dhe Uashingtonit pritet të ndiqet edhe nga vendet e tjera perëndimore.

Top Channel