SHBA, shkurtohet fondi për sigurinë në Nju Jork

14/05/2010 01:45

Pak kohë nga dështimi i sulmit me autobombë në “Times Square”, administrata e presidentit Barak Obama ka marrë një vendim “të çuditshëm” teksa ka vendosur shkurtimin e fondit për sigurinë e shtetit të Nju Jorkut.

Lajmi publikohet nga mediat amerikane, të cilat kritikojnë vendimin për shkurtimin me 53 milion dollare të parashikuara për luftën kundër terrorizmit.

Fondi për sigurinë në Nju Jork parashikohej në 153 milion dollarë, por pas shkurtimit të tij me 53 milion ai reduktohet në 100 milion dollarë.

Vendimi ende nuk është bërë publik nga autoritetet amerikane, por mediat amerikane këmbëngulin se publikimi i tij është thjesht çështje kohe.

Top Channel