SHBA-Kinë, rinisin bisedimet për të drejtat e njeriut

14/05/2010 03:45

Pas një bllokimi prej dy vjetësh Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika Popullore e Kinës kanë nisur sërish bisedimet mbi çështjet e të drejtave të njeriut.

Në një njoftim të Departamentit të Shtetit thuhet se bisedimet do të rinisin brenda dy ditësh në Uashington. Ato do të mbahen me dyer të mbyllura dhe pa praninë e gazetarëve, si dhe temë e diskutimit do të jenë edhe lirite fetare dhe liria e internetit.

Bisedimet mes Uashingtonit dhe Pekinit ishin ndërprerë pas përplasjeve mes dy superfuqive botërore mbi çështjet e Tibetit, Tajvanit dhe të valutës kineze.

Top Channel