Papa: Dialog për të ndërtuar paqen

14/05/2010 14:45

Papa Benedikti XVI ka deklaruar se kisha është e gatshme të dialogojë me kulturat dhe besimet e ndryshme fetare për të ndërtuar së bashku paqen.

“Kisha nuk imponon asgjë, ajo kufizohet duke propozuar”, është shprehur ati i shenjtë gjatë një vizite në qytetin e Portos, në Portugali.

Përfaqësuesit e Vatikanit kanë deklaruar se udhëtimi në Portugali i ka dhënë Papës një gëzim të madh, pasi ka treguar se Kisha jeton dhe ecën përpara, pavarësisht provat e brendshme e të jashtme.

Top Channel