Nju Jork, tjetër alarm për atentat

14/05/2010 08:00

Pa kaluar ende mirë makthi i atentatit të dështuar në sheshin Times Square, një tjetër alarm për bombë në sheshin Union Square ka tronditur Nju Jorkun.

Sipas mediave amerikane, policia po kryen kontrolle tek një makinë e dyshimtë, të parkuar pranë kryqëzimit mes rrugës së 15-të dhe Irving Place.

Sipas burimeve, të cilat iu referohen agjentëve të mbledhur në vendngjarje, në makinë ndodhen disa objekte që duken si bombula gazi.

Top Channel