Lufta në Afganistan, më “e shtrenjtë” se Iraku

14/05/2010 03:00

Lufta në Afganistan dhe strategjia e re e mposhtjes se rebelëve talebanë dhe prezencës së Al Kaedas në vend po i kushton gjithnjë e më shumë financave të Uashingtonit.

Kështu sipas së përditëshmes amerikane “Usa Today” kostoja e luftës në Afganistan deri në muajin shkurt ka shkuar në 6.7 miliard dollarë duke lënë pas edhe shpenzimet e luftës në Irak të cilat deri në të njëjtën periudhë kohore ishin 5.5 miliard dollarë.

Sipas amerikanëve kostoja e luftës në Afganistan përkeqësohet mjaft si pasojë e korrupsionit masiv në vend dhe paaftësisë së institucioneve të Kabulit për të luftuar atë.

Top Channel