Kirgizstan, qeveria rimerr kontrollin në Osh

14/05/2010 11:25

Qeveria e përkohshme në Kirgizstan thotë se ka rimarrë nën kontroll ndërtesat administrative në qytetin jugor të Oshit.

Mbështetësit e presidentit të rrëzuar kishin zaptuar ndërtesat, në Osh dhe qytete të tjera jugore ditën e enjte.

Ata u shfaqën për të treguar se kanë nën kontroll ndërtesat qeveritare në Xhalalabad, edhe pse atje raportohen përleshje dhe të shtëna armësh zjarri mes mbështetësve të qeverisë dhe atyre të presidentit të rrëzuar Kurmanbek Bakiyev.

Bakiyev u rrëzua muajin e kaluar pas një vale protestash të cilat regjistruan 85 persona të vdekur. Ai u largua bashkë me familjen e tij në Bjellorusi dhe u zëvendësua nga qeveria e përkohshme.

Megjithatë, tensioni në vend mbetet i lartë me qeverinë që përpiqet të shtrijë autoritetin e saj në të gjithë territorin.

Top Channel