Kirgizstan, 3 të vrarë në Xhalalabad

14/05/2010 14:55

Të paktën 3 persona kanë vdekur në Xhalalabad, në jug të Kirgizstanit, në luftimet mes mbështetësve të ish-presidentit Bakiyev dhe atyre të qeverisë së përkohshme.

Dëshmitarë okularë, të cituar nga agjencitë ndërkombëtare, ata që kanë hapur zjarr kanë qenë besnikët e presidentit të rrëzuar.

Sipas burimeve, të shtënat kanë ardhur nga catia e një ndërtese në afërsi të sheshit kryesor, në qendër të qytetit.

Top Channel