Turqi, në shtator referendumi për Kushtetutën

13/05/2010 18:00

Referendumi mbi paketën e reformës kushtetuese, e aprovuar dje nga presidenti Abdullah Gyl, do të mbahet më 12 shtator dhe jo në fund të korrikut.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Turqisë, në bazë të ligjit të vjetër që parashikon që referendumi të mbahet 120 ditë pas firmosjes së propozimit nga ana e kreut të shtetit.

Reforma është kërkuar nga partia në pushtet, për Drejtësi dhe Zhvillim, ndërkohë që Partia Republikane e Popullit, e cila ndodhet në opozitë, bën të ditur se do të paraqesë një apel kundër referendumit.

Top Channel