Tajlandë, plagoset lideri i protestuesve

13/05/2010 17:55

Është plagosur rëndë ish-majori i ushtrisë, Khatiya Sawasdipol, një nga liderët më radikalë të “këmishëve të kuqe” tajlandeze.

Ngjarja ka ndodhur në kampin e manifestuesve anti-qeveritarë në Bangkok.

Personi në fjalë, i njohur ndryshe me pseudonimin “Seh Daeng” është qëlluar në kokë me armë zjarri dhe është dërguar në spital bashkë me të plagosur të tjerë.

Sipas mediave ndërkombëtare, pak më herët në të njëjtën zonë është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm dhe breshëri të shtënash.

Top Channel