Rusi, asgjesohen atentatorët e metrosë

13/05/2010 18:50

Anti-terrorizmi rus ka eleminuar tre të dyshuar se kanë organizuar atentatet në metronë e kryeqytetit, që u morën jetën 40 personave më 29 marsin e kaluar.

Operacioni është zhvilluar pak ditë më parë dhe forcat e sigurisë janë përpjekur t’i kapin të gjallë të dyshuarit, ka bërë të ditur kreu i FSB-së, Alexander Bortnikov.

“Por ata reaguan me armë dhe për këtë arsye u asgjesuan”, ka deklaruar Bortnikov, gjatë raportimit para presidentit Medvedev mbi operacionin e zhvilluar.

Top Channel