Nafta, “kripet” fatura për “BP”

13/05/2010 19:00

Sa vjen e bëhet më “e kripur” fatura për “British Petroleum”, e cila është e angazhuar në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të naftës në Gjirin e Meksikës.

Sipas të dhënave të fundit, kompania e naftës ka shpenzuar deri më sot 450 milionë dollarë, 100 më shumë krahasuar me koston e llogaritur të hënën e kaluar.

“BP” ka bërë të ditur se do të përpiqet të ndalë derdhjen e naftës, që llogaritet të jetë 13 milionë fuci, duke vendosur një tjetër kupolë pas dështimit të operacionit të javës së kaluar.

Top Channel