Emigrantët, Fini: Do të ribëja ligjin

13/05/2010 15:00

“Sot do të ribëja ligjin Bossi-Fini”. Kështu është shprehur presidenti i dhomës së parlamentit italian, Gianfranco Fini.

Deklaratat e tij janë përpara studentëve të fakultetit të juridikut të Universitetit të Pizës. Më pas ka saktësuar:

“Sot do të ndryshoja vetëm një gjë, gjashtë muajt e kohës për të gjetur punë. Do të vija të paktën një vit, duke parë konjukturën ekonomike”.

“Por principin frymëzues të ligjit, sipas të cilit në Itali hyn vetëm ai që ka një punë, unë e konsideroj të vlefshëm”, theksoi Fini.

Top Channel