Çipa: Ndërkombëtarët kanë qënë aktive

13/05/2010 00:45

Kryeredaktori i gazetës “Shqip”, Aleksandër Çipa gjatë fjalës së tij në Top Show doli për rolin e ndërkombëtarëve në ngërçin që ka përfshirë vendin tonë.

Sipas zotit Çipa roli i diplomacisë dhe diplomatëve ndërkombëtarë ka qënë aktiv dhe se axhenda e tyre është diktuar prej krizës politike. Çipa gjithashtu paralajmëroi një rol akoma më deçiziv të ndërkombëtarëve pas 14 majit, kur është paralajmëruar një tjetër protestë e madhe e opozitës.

“Ndërkombëtarët dhe diplomacia janë në axhendën më aktive me politikanët tanë dhe të presidentit. Presidenti, kryeministri dhe kreu Partisë Socialiste ka patur takime me ambasadorët më të rëndësishëm në Tiranë. Diplomacia po lëviz intensivisht. Aksioni politik i opozitës ndikon në axhendën diplomatike të ndërkombëtarëve dhe  ambasadorët e ndërkombëtarët do të përfshihen në krizën politike nëse opozita përshkallëzon, ashtu siç edhe ka deklaruar, protestat më 14 maj”, u shpreh Aleksandër Çipa.

Top Channel