Britani, mblidhet kabineti i ri qeveritar

13/05/2010 14:10

Në Britani, kryeministri i ri konservator David Cameron zhvilloi mbedhjen e parë të kabinetit me partenerët e tij të koalicionit, Liberal Demokratët.

Kabineti është i përbërë nga 18 Konservatorë dhe 5 Liberal Demokratë. Qeveria e re është zotuar të marrë masa të menjëhershme kundrejt defiçitit buxhetor duke kursyer gati 9 miliard dollarë në sektorin publik, këtë vit.

Një lajm i mirëpritur nga Banka e Anglisë. Ministri Xheremi Hant sugjeroi se asnjë ministri nuk ka imunitet nga shkurtimet, madje as edhe Lojrat Olimpike 2010.Ditën e mërkurë udhëheqësit e qeverisë së parë të koalicionit në Britani që nga Lufta e Dytë Botërore kanë dhënë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Kryeministri i ri konservator, David Cameron dhe zëvendësi i tij, Nick Clegg u zotuan per nje politike te re.

Top Channel